Vendet e rajonit në Ohër miratuan udhërrëfyesin për të luftuar korrupsionin dhe financat e paligjshme
Zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Mr. Shemshi Sallai, së bashku me Zëvendëskryeministrin përgjegjës për luftën kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski dhe Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, më 25 qershor, 2021 në Ohër, së bashku me delegacionet e organeve të antikorrupcionit nga rajoni, morën pjesë në miratimin e Udhërrëfyesit Rajonal për Luftimin e Korrupsionit dhe Rrjedhave të Paligjshme Financiare për Ballkanin Perëndimor.
Ky udhërrëfyes do të përqendrohet në disa fusha kryesore siç janë prokurimi publik, sistemet e zbulimit të pasurive, të ardhurat dhe interesat dhe krijimi i një rrjeti operativ të specializuar të prokurorëve të korrupsionit dhe krimit ekonomik, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe njësitë e inteligjencës financiare në rajon. Ky rrjet do të përqendrohet në mënyr proaktive në shënjestrimin e tipologjive të krimit, të tilla si: krimet e korrupsionit, kontrabandimi i parave, pastrimi i parave përmes sektorit të pasurive të patundshme, korrupsioni në sport.