Zbatimi i Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe KSHPK-së: Filloi seria e trajnimeve
Në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), i cili u përmbyll këtë vit, filloi seria e parë e ligjëratave nga ana e KSHPK-së për punonjësit në Bankën Popullore.
Për kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, Banka Popullore është shembull i institucionit me integritet të lartë, e cila prin në zbatimin e rregulloreve për mbrojtje nga konflikti i interesit dhe korrupsioni në vendin tonë, ndërsa theksoi se aktet e miratuara nga Banka Popullore janë plotësisht në përputhje me rregulloren në fuqi nga kjo fushë.
“Angazhimi ynë kryesor është ndërtimi i institucioneve të forta, duke forcuar integritetin personal të personave zyrtarë në ato institucione. Është veçanërisht e rëndësishme, sepse secili është i detyruar të veprojë në kryerjen e funksionit, autoritetit publik dhe detyrës zyrtare me ndërgjegje, ekspertizë, përgjegjësi, ndershmëri, efikasitet dhe paanshmëri, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, barazisë, publikut, normave etike dhe standardeve profesionale, pa diskriminim apo privilegjuar askënd dhe me respekt të plotë për interesin publik”, theksoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
“Banka Popullore është punon në vazhdimësi në avancimin e kulturës menaxhuese dhe organizative në institucionin. Misioni ynë i operacioneve ligjore dhe etike arrihet përmes përkushtimit të vazhdueshëm për forcimin e integritetit të Bankës Popullore. Kemi krijuar mekanizma dhe po ndërmarrim veprime parandaluese për të siguruar zbatimin efikas të detyrave dhe qëllimeve tona, në përputhje me parimet dhe procedurat e përcaktuara në Kodin e Etikës së Institucionit dhe rregulloret e tjera përkatëse”, tha Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, duke shënuar fillimin e serisë së trajnimeve që do të realizohen në Bankën Popullore nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).
Në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në Bankën Popullore janë mbajtur dy trajnime nga punonjësit e Sekretariatit të Komitetit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Jasminka Cvetkovska, udhëheqëse e njësisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Irena Brzanova, këshilltare shtetërore për politika parandaluese kundër korrupsionit, më 30.11.2022 për anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore dhe më 01.12.2022, për punonjësit e Bankës Popullore.
Trajnimet ishin në dy tema: Parandalimi i korrupsionit (përkufizimi i termit korrupsion dhe rrezik/veprimi i KSHPK-së) dhe Konflikti i interesit si gjendje tek personat zyrtarë dhe ndalimet dhe kufizimet nga LPKKI.
Trajnimet janë vazhdimësi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve, përmes të cilit me shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira, forcohet respektimi i vazhdueshëm i rregullave për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.