Takim pune i mbajtur me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës
Më 28 tetor 2022, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka mbajtur takim pune me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska.
Takimi u realizua me iniciativë të KSHPK-së dhe temë e diskutimit ishte Ligji për pagat dhe kompensimet tjera të deputetëve dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në RMV, me theks të veçantë në pjesën e kompensimeve të shpenzimeve të caktuara materiale dhe të ardhurave të tjera
Nga ana e KSHPK-së u theksua nevoja e ndryshimit të ligjit me qëllim për të hequr pasaktësitë dhe në drejtim të krijimit të një kornize në të cilën do të rregullohen të gjitha çështjet për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.
Në takim u diskutua edhe për veprimin e KSHPK-së sipas rasteve konkrete që kanë të bëjnë me çështje që janë në fushën e kompetencave që mbulon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe për veprimet konkrete që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale du t’i ndërmarr në drejtim të tejkalimit të gjendjeve të konstatuara.
Në takim, në mënyrë të përbashkët u theksua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe për rritjen e efikasitetit të Inspektoratit Shtetëror të Punës në trajtimin e kërkesave për mbikëqyrje të dërguara nga Komisioni Shtetërorë për parandalimin e Korrupsionit.