KSHPK-ja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Edukimi kundër korrupsionit – qasje dhe sfida”
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndërmerr në mënyrë aktive aktivitete në fushën e arsimit dhe ndërgjegjësimit për korrupsionin dhe konfliktin e interesit si për punonjësit e sektorit publik ashtu edhe në arsimin fillor dhe të mesëm.
Prandaj, më 25.04.2023, në organizimin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Drogës dhe Krimit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe GIZ, u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë “Edukimi kundër korrupsionit – qasjet dhe sfidat. Në të cilën anëtari i KSHPK-së Vlladimir Georgiev theksoi rëndësinë e edukimit kundër korrupsionit në arsimin fillor në ndërtimin e një shteti juridik me integritet. “Arsimi është një sektor specifik sepse kur flasim për korrupsion atëherë mund të flasim për të nga dy aspekte – korrupsioni në arsim dhe me edukim në parandalimin e korrupsionit. Domethënë edukimi si pjesë e shtyllës së tretë në luftën kundër korrupsionit – shtylla e ndërgjegjësimit. Duhet të punohet paralelisht në: zvogëlimin e korrupsionit në arsim dhe futjen e përmbajtjes Anti-korrupsion në programet arsimore.
Fëmijët, gjegjësisht nxënësit që në moshë të re, duhet të njohin, që ti respektojnë dh të ju përmbahen parimeve që kontribuojnë në forcimin e vlerave pozitive në sjellje. Është e nevojshme të vendosen përmbajtje antikorrupsion në të tri nivelet e arsimit (fillor, të mesëm dhe terciar) por përmbajtje të caktuara për etikën edhe në moshën parashkollore”.
KSHPK-ja në mënyrë aktive punon në zbatimin e aktiviteteve edukative në fushën e politikës kundër korrupsionit, prandaj në vitin 2014, përmes një projekti të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Maqedoni, përpiloi përmbajtje mbi temën kundër korrupsionit dhe i futi në arsimin e rregullt, në kuadër të lëndës Shoqëria civile për klasën e shtatë. Në vitin 2019, KSHPK-ja realizoi aktivitete për përfshirjen e arsimit kundër korrupsionit në mësimin e rregullt në arsimin e mesëm.
Në vitin 2023, KSHPK-ja ka filluar tashmë aktivitetet përgatitore për ndërgjegjësimin e më të rinjve, pra zbatimin e edukimit kundër korrupsionit tek nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën e shkollave fillore. Këto aktivitete do të realizohen me mbështetjen e IFES në gjithsej 13 shkolla fillore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.