Takim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryetarja dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 13.03.2024 realiyuan takim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski dhe disa prokurorë publikë, në të cilin u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Në takim, përfaqësuesit e dy institucioneve ranë dakord ta shqyrtojnë dhe të japin propozime konkrete për përmirësimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, të mbajnë takime më të shpeshta dhe të koordinojnë intensivisht trajtimin e çështjeve në mënyrë që të shmangen dyfishimet dhe shkelja e fshehtësisë së procedurave dhe prezumtimi i pafajësisë.
Kryetarja Dimitrovska dhe Prokurori Kocevski u pajtuan se është në interes të përbashkët që institucionet të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë. Në takim u arrit marrëveshja për bashkëpunim intensiv edhe në monitorimin e procesit të ardhshëm zgjedhor, në përputhje me kompetencat e KSHPK-së dhe Prokurorisë. Gjithashtu, u hap diskutim për efektet e ndryshimeve të fundit të Kodit Penal në funksionimin aktual të dy institucioneve.
Prokurori Publik Kocevski informoi gjithashtu për veprimin e prokurorisë ndaj iniciativave të paraqitura nga DKSK në periudhën nga viti 2019 deri në shkurt të vitit 2024.