NJOFTIM për procesin e emërimit të drejtorëve, gjegjësishtë ushtruesve të detyrës së drejtorëve
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) njoftoi se me kujdes e ndjek procesin e emërimeve të ushtruesve të detyrës (u.d.) drejtorë në disa institucione shtetërore. Komisioni do ta hetojë çdo rast individualisht me qëllim që të konfirmojë nëse emërimet janë në pajtim me rregullat ligjore dhe nëse të njëjtat janë paraparë dhe të lejuar.
Nëse konfirmohet se emërimet janë në kundërshtim me rregullat ligjore, KSHPK do të ndërmerr masa adekuate dhe do të fillojë procedura me iniciativë të veten. Komisioni angazhohet për sigurimin e ligjshmërisë dhe transparencës në procesin e emërimeve në institucionet shtetërore.
Qëllimi i këltyre kontrolleve është të sigurohet se çdo emërim është bërë në pajtim me ligjet ekzistuese dhe se nuk ka keqpërdorim të funksionit për interesa personale ose politike.Komisioni do të vazhdojë me monitoring dhe me punën e vet do të kontribuojë për mbajtjen e integritetit dhe besimit në institucione të sektorit publik.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT.