PUNTORI PËR KOMPETENCAT DISKRECIONARE DHE MËNYRAT SE SI MUND T’I MENAXHOJMË ATO
Më 09.10.2024 në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u organizua punëtori me temën ” Kompetencat diskrecionare dhe mënyrat se si mund t’i menaxhojmë ato”. Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Partneritet kundër korrupsionit” me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim (USAID).
Fjalë hyrëse të ngjarjes mbajti zëvendës kryetari i Komisionit Shtetëror, z. Servet Demiri, së bashku me përfaqësuesin e USAID-it, z. Tome Shekerjiev, dhe Zëvendësdrejtori i Projektit “Partneritet kundër Korrupsionit”, z. Kostadin Kus-Ivanov.
Në fjalimin e tij, z. Servet Demiri foli për bashkëpunimin e mirë dhe partneritetin ndërmjet Komisionit Shtetërorë dhe USAID-it, ndër të tjera, theksoi: “Kompetencat diskrecionare janë fuqi e madhe në duart e kryerësve të funksioneve publike që përdoren veçanërisht në punësime, emërime, zgjedhje, kompensime dhe leje të ndërtimit. Edhe pse deri më tani Komisioni Shtetëror ka bërë ndërhyrje dhe përpjekje për të zvogëluar dhe menaxhuar kompetencat diskrecionare, veçanërisht përmes monitorimit të sistemit të integritetit, përcaktohet se nuk ka ndryshime të mëdha pozitive.
Kompetencat diskrecionare si rrezik korrupsioni nuk mund të eliminohen plotësisht, por ato mund të minimizohen duke vendosur kufij të qartë në kompetencat diskrecionare, dhe së dyti duke monitoruar pajtueshmërinë me to në baza ditore.
Në punëtori, ishin të pranishëm 31 përfaqësues nga institucione të ndryshme, përfshirë Komisionin Shtetëror, u prezantuan materialet e përgatitura për autoritetet diskrecionare dhe procesin e menaxhimit të tyre, me qëllim të dhënës së një udhëzimi të qartë për zvogëlimin e mundësive për mos keqpërdorim
Ngjarja është një konfirmim për nevojën e forcimit të rezistencës së institucioneve ndaj korrupsionit, dhe të gjithë përfaqësuesit u përfshinë në mënyrë aktive në pjesën e punës, me qëllim të marrjes së njohurive dhe aftësive të reja se si të njohin dhe të zbatojnë siç duhet kompetencat diskrecionare në institucionin në të cilin punojnë.