Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale në Petrovac, Mali i Zi
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Mr. Cveta Ristoska dhe anëtari i KSHPK-së, z. Besnik Xhemaili, morën pjesë në konferencën rajonale “Parandalimi i korrupsionit: Qasje dhe sfida rajonale kundërkorrupsion”, e cila u mbajt nga 27 deri më 29 tetor 2025 në Petrovac, Mali i Zi, në organizim të Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit të Malit të Zi.
Konferenca ishte një mundësi për shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira si dhe sfidave dhe arritjeve kryesore në fushën e parandalimit të korrupsionit, konfliktit të interesave dhe promovimit të integritetit në vendet e rajonit.
Në konferencë, prezantim mbajti nënkryetarja e KSHPK-së, Mr. Cveta Ristoska, e cila ndau vlerësimet e saj për proceset aktuale, sfidat dhe përparimin në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe forcimit të integritetit, si dhe për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara të KSHPK-së në këtë drejtim.













