Takim me Ambasadorin Kilian Val
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, realizoi takim me Kilian Val, ambasador i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Gjatë takimit, kryetari Çuçul shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Misionit në forcimin e kapaciteteve institucionale të KSHPK-së. Aktivitetet e përbashkëta të KSHPK-së dhe Misionit, të cilat synojnë avancimin dhe forcimin e integritetit në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjatë vitit që po lëmë pas, janë dëshmi e përkushtimit për ndërtimin e një sistemi ku sundon ligji. Ne gëzohemi për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në periudhën e ardhshme, me aktivitetet e planifikuara për forcimin e integritetit në gjyqësor, theksoi Çuçul.
Misioni mbetet plotësisht i përkushtuar në mbështetjen për KSHPK-në. Ne jemi të vendosur që së bashku të forcojmë integritetin institucional, të avancojmë qeverisjen e mirë dhe të kultivojmë një qasje proaktive për parandalimin e korrupsionit, duke pasqyruar përkushtimin tonë të përbashkët ndaj agjendës reformuese të vendit dhe prioriteteve të integrimit evropian, theksoi në fjalën e tij Ambasadori Val.











