Seanca e 30-të e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, miratoi:
VENDIM
për thirrje të seancës së 30 (tridhjetë) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 31.03.2026 (e martë), me fillim në ora 10:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal i seancës së 27-të të KSHPK-së të mbajtur më 10.03.2026;
- Raport vjetor për punën e KSHPK-së për vitinë 2025;
- Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025 për periudhën nga 01.01.2025 deri më 31.12.2025;
- Raporti përfundimtar për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021–2025 për të gjithë periudhën pesëvjeçare;
- Raport i veçantë për gjendjet e konstatuara në financimin e fushatës zgjedhore – zgjedhjet e përsëritura 2026;
- Pyetje dhe propozime;
- Veprime sipas denoncimeve nga denoncuesit.









