KSHPK-ja dhe Shoqata e Juristëve nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shoqata e Juristëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, në hapësirat e KSHPK-së, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, dhe kryetari i Shoqatës së Juristëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Goran Koevski.
Me nënshkrimin e Memorandumit vendoset një kornizë bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira, organizimit të aktiviteteve edukative dhe profesionale, si dhe mbështetjes së nismave hulumtuese dhe analitike.
Bashkëpunimi do të kontribuojë në avancimin e veprimtarisë profesionale dhe shkencore-hulumtuese, forcimin e kapaciteteve në fushën e integritetit, parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe në promovimin e veprimit etik, transparencës dhe llogaridhënies.
KSHPK-ja e njeh rëndësinë e bashkëpunimit me publikun profesional dhe shoqatat profesionale si një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e politikave parandaluese kundër korrupsionit dhe forcimin e kulturës së integritetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.














