Trajnim për përfaqësuesit e institucioneve që janë pjesë e Rrjetit AFKOS
Më 10 nëntor 2026, kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul, dhe udhëheqësja e Sektorit për Parandalimin e Korrupsionit, Mr. Irеna Popovska, mbajtën trajnim për përfaqësuesit e institucioneve që janë pjesë e Rrjetit AFKOS.
Trajnimi me temë „Konflikti i interesave dhe korrupsioni / raportimi i mbrojtur“ u organizua nga Rrjeti AFKOS dhe Ministria e Financave – Akademia për Financa Publike, ndërsa u realizua në kuadër të Planit të Trajnimeve për vitin 2026, të hartuar nga Njësia AFKOS. Ky aktivitet kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Në trajnim u prezantuan kompetencat ligjore të KSHPK-së, rreziqet kryesore dhe mekanizmat për identifikimin dhe parandalimin në kohë të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua sistemit të raportimit të mbrojtur, rolit të personave të autorizuar për pranimin e raportimeve nga sinjalizuesit, si dhe garancive ligjore për mbrojtjen e denoncuesve.
Gjatë trajnimit u zhvillua një diskutim konstruktiv me pjesëmarrësit, gjatë të cilit, përmes shembujve praktikë nga puna e deritanishme e KSHPK-së, u sqaruan dilemat e tyre dhe u konfirmua nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional në mbrojtjen e interesave financiare dhe forcimin e integritetit në institucionet e sektorit publik.















