Trajnim për mbrojtjen e denoncuesve
Në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të situatës të zbatimit të denoncimit të mbrojtur dhe promovimit të sinjalizimit si një nga mjetet më të zbatueshme për luftën kundër korrupsionit, më 12 korrik 2021 u mbajt trajnim për mbrojtjen e denoncuesve, organizuar përmes projektit PROTRAKO “Promovimin të transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Në trajnim, përmes platformës elektronike Zoom, folës ishin:
- Z – Jon Dewit, Drejtor kryesor ekzekutiv i Zyrës së Transparencës Ndërkombëtare në Irlandë,
- Alma Sedlar, ish Zëvendës Shefi e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit të Republikës së Sllovenisë dhe Kryesuese aktuale e Bordit të Transparencës Ndërkombëtare Slloveni dhe
- Irena Popovska, Sekretare e Përgjithshme në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe person i autorizuar për mbrojtjen e denoncuesve (të brendshëm dhe të jashtëm) në KSHPK.
Ekspertët diskutuan për shumë aspekte të nevojës dhe mënyrës së zbatimit të normave ligjore për procesin e denoncimit të mbrojtur, vlerën dhe domethënien të denoncimit të mbrojtur, të drejtat dhe mbrojtjen e qytetarëve të përcaktuar në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Denoncuesve, si dhe mekanizmat për denoncim të mbrojtur me ligj dhe mbrojtja e denoncuesve nga hakmarrja për shkak denoncimit të të kryer të mbrojtur në luftën kundër korrupsionit.