NJOFTIM për takimin e mbajtur me Slavica Grkovska, Zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë
Më 28 janar 2022 në ambientet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, KSHPK-ja realizoi takim me zonjën Slavica Grkovska zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë.
Takimi u mbajt me qëllim të njohjes së KSHPK-së me zëvendëskryeministren e re zonjën Slavica Grkovska dhe rolin e kabinetit të saj.
Në takim, Zëvendëskryeministrja zonja Slavica Grkovska informoi se roli i Kabinetit të Zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, është krijimi i politikave që do të mundësojnë funksionimin e pandërprerë të institucioneve kompetente në drejtim të sigurimit të sundimit të ligjit dhe luftës efektive kundër korrupsionit, si dhe zbulimin e dobësive sistemike dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, efikase dhe afatgjata që do të jenë të zbatueshme.
Ajo theksoi se KSHPK-ja është një nga hallkat më të rëndësishme në zinxhirin e parandalimit të luftës kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me KSHPK-në si dhe angazhimin e saj në drejtim të forcimit të kapaciteteve të KSHPK-së.
Nga ana e KSHPK-së u shpreh falënderim ndaj zëvendëskryeministres Grkovska për takimin si dhe për qëndrimet e shprehura në drejtim të gatishmërisë për bashkëpunim me KSHPK-në dhe mbështetjen për forcimin e kapaciteteve të saj.
Në takim u diskutua për rekomandimin e GRECO-s në lidhje me monitorimin e zbatimit të Kodit të Sjelljes për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruara nga Qeveria, duke theksuar nevojën për të bërë një analizë krahasuese në drejtim të përcaktimit të një personi ose organi që do të jetë përgjegjës për monitorimin efektiv dhe të paanshëm të zbatimit të Kodeksit.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025, ku nga ana e KSHPK-së u kërkua nga Zëvendës Kryeministrja Grkovska që të japë nxitje për zbatimin e saj nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe nga organet e pushtetit ekzekutiv.
Zëvendëskryeministrja Grkovska u informua nga KSHPK-ja për përgatitjen e zgjidhjes së re softuerike për dorëzimin elektronik të deklaratave të pasurisë dhe interesave, pjesë e së cilës do të jetë edhe Regjistri i personave të zgjedhur dhe të emëruar. Gjatë kësaj u theksua edhe rëndësia e krijimit të një regjistri funksional dhe efikas që do të jetë mjet i rëndësishëm për parandalimin e konfliktit të interesit dhe akumulimin e funksioneve.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministrja Grkovska u informua për përgatitjen e zgjidhjes së re softuerike për rishikimin e legjislacionit kundër korrupsionit përmes të cilit Qeveria, në formë elektronike, do t’i dorëzohen KSHPK-së zgjidhjet e propozuara ligjore, që do të mundësojë zbatimin më efikas të kompetencave të KSHPK-së për rishikimin e legjislacionit kundër korrupsionit, përkatësisht zbulimin e dobësive në zgjidhjet e propozuara ligjore..
Nga ana e KSHPK-së është propozuar që të mbahet takim pune me përbërjen e re të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën anëtarët e Qeverisë do të njihen me menaxhimin e konfliktit të interesave, gjegjësisht si të tejkalohet e njëjta.
Në fund u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për takimin e mbajtur dhe gatishmëria për bashkëpunim të mëtejshëm. Në këtë kontekst është rënë dakord që të mbahen takime të vazhdueshme pune për çështje të interesit të përbashkët në drejtim të arritjes së objektivit strategjik të qeverisjes së mirë dhe luftës më efektive kundër korrupsionit.