Seanca e 64 – të e KSHPK – së
Në bazë të nenit 22 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave (Gazeta zyrtare e RM-ës nr.12/19) dhe nenit 10 nga Rregullorja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (Teksti i konsoliduar), Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, morri,
VENDIM
Për thirrje të seancës së 64-të të
Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 30.03.2022 (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Miratimi i Raportit Vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2021
- Miratimi i Raportit vjetor për zbatimin e Strategjisë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021-2025 për periudhën 01.01. – 31.12.2021
- Pyetje dhe propozime