Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Vlerësimin e Rreziqeve të Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor
Kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, dhe anëtarët Katerina Zajkovska dhe Servet Demiri morën pjesë në Konferencën Rajonale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Vlerësimin e Rreziqeve të Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajt më 30 shtator dhe 1 tetor 2026 në Shkup, në organizim të Entit Shtetëror të Revizionit, në bashkëpunim me Chartered Institute of Public Finance and Accountancy (CIPFA), Mbretëria e Bashkuar.
Konferenca përfaqësoi një platformë rajonale për shkëmbimin e përvojave, praktikave dhe qasjeve në parandalimin e korrupsionit, vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit, avancimin e integritetit institucional dhe forcimin e llogaridhënies, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve supreme të revizionit, organeve kundërkorrupsion dhe institucioneve përgjegjëse për prokurimet publike nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve.
Në kuadër të hapjes së konferencës, fjalime mbajtën magj. Maksim Acevski, Kryerevizor Shtetëror, Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, prof. dr. Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, përkatësisht Stefano Ellero, udhëheqës i bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian, SH.T Christoph Sommer, ambasador i Zvicrës, Sh.S Iveta Hricová, ambasadore e Republikës Sllovake, Sh.T Ola Sohlström, ambasador i Suedisë, Armen Grigoryan, përfaqësues rezident i UNDP-së, dhe Anna Blackman, Drejtoreshë Kryesore Operative e CIPFA-së.
Në kuadër të konferencës u shqyrtuan përvojat ndërkombëtare, prioritetet dhe sfidat në parandalimin e korrupsionit, si dhe mundësitë për avancimin e integritetit institucional dhe ndikimin e qëndrueshëm të reformave.
Kryetari Çuçul ishte panelist në pjesën e konferencës ku përfaqësuesit e organeve kundërkorrupsion nga rajoni ndanë përvojat e tyre lidhur me qasjet kombëtare ndaj parandalimit të korrupsionit, integritetit institucional dhe vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit, me theks të veçantë në koordinimin ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimin rajonal. Në fjalën e tij, ai u ndal te përvojat e KSHPK-së në realizimin e vlerësimit të rreziqeve të korrupsionit në sektorë të ndryshëm, për nevojat e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2026–2030, si dhe te përvojat lidhur me vendosjen dhe avancimin e integritetit në sektorin publik.














