Analiza e mjeteve të harxhuara nga buxheti për apanazhë
Me qëllim që të tejkalohen mosmarrveshjet të shkaktuara nga prezentimi i Analizës për mjetet e harxhuara nga buxheti për apanazhë, duam që t’iu informojmë se Analiza e sipërpërmedur është bërë mbi bazë të të dhënave për mjetet e paguara për apanazhë të marra nga Kuvendi i R. së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, duam që t’iu sqarojmë se Kërkesa e KSHPK për të dhënat e përmendura, në esencë paraqet listë qarkulluese, e cila, përveç deri tek Kuvendi i RMV është dërguar edhe deri tek mbi 100 institucione. Natyrisht se vetëm të dhënat nga Kuvendi i RMV janë dhënë në vlerën bruto, mirëpo për atë nuk kishte asnjë sqarim në letër.