NJOFTIM PËR MEDIAT PËR NJË SHOQËRI PA KORRUPSION DHE INSTITUCIONE ME INTEGRITET TË FORTË NEVOJITET EDUKIMI I VAZHDUESHËM DHE PËRKUSHTIMI I PLOTË I SECILIT PREJ NESH
Sot u hap Qendra e Trajnimit në kuadër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), krijimi i të cilit u mbështet nga Projekti i Pjesëmarrjes Civile të USAID.
Nevoja për realizimin e kompetencave të KSHPK-së në lidhje me ndërmarrjen e veprimeve në planin e edukimit të autoriteteve përgjegjëse për zbulimin dhe ndjekjen e korrupsionit dhe formave të tjera të krimit u njoh nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në kuadër të Projektit të Pjesëmarrjes Civile të USAID, i cili siguroi mbështetje në drejtim të ngritjes së Qendrës së Trajnimit brenda KSHPK-së. Qendra e trajnimit do të sigurojë ndërgjegjësim dhe njohuri në luftën kundër korrupsionit për punonjësit e institucioneve të pushtetit qendrorë dhe lokal, duke përfshirë publikun e gjerë.
Nëpërmjet mbështetjes, për funksionimin pa ndërprerë të kësaj Qendre Trajnimi është zhvilluar një program trajnimi për luftën kundër korrupsionit, konfliktit të interesave dhe integritetit, si dhe një program trajnimi për trajnerët për ekipin e KSHPK-së, i cili do të sigurojë qëndrueshmërinë në funksionimin e Qendrës. Përveç kësaj, është duke u punuar në zhvillimin e një mjeti softuerik që do të lehtësojë qasjen në përmbajtjet edukative.
“Korrupsioni është një e keqe sociale për të cilën nuk ka kufij midis shteteve dhe përhapet shumë shpejt në mbarë botën ku gjen terren të favorshëm. Prandaj, është e nevojshme lufta e përbashkët dhe mbështetja e ndërsjellë, dhe procesi arsimor është një mjet i përshtatshëm me karakter parandalues, i cili në kuadër të KSHPK-së mund të zhvillohet me ambiciozitet. Lufta kundër korrupsionit fillon me ngritjen e ndërgjegjësimit dhe marrjen e një vendimi individual për të vepruar”, theksoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
Në takim drejtoresha Don Karmin e Zyrës së Zhvillimit të Përgjithshëm të USAID , iu drejtua ngjarjes, duke thënë: “Ndërsa Maqedonia e Veriut po i afrohet qëllimit të anëtarësimit në BE, ne e dimë se një përparim i rëndësishëm mund të arrihet vetëm me institucione të përkushtuara dhe proaktive dhe qytetarë që punojnë për mbrojtjen e demokracisë. Komisioni është i pazëvendësueshëm në këtë përpjekje dhe në përparimin e reformave komplekse që vendi duhet të zhvillojë për të forcuar fuqishëm të ardhmen euroatlantike”.
Ekzistenca e një qendre trajnimi brenda KSHPK-së është e nevojshme nga disa aspekte – për të inkurajuar ndërtimin e kapaciteteve për luftën kundër korrupsionit, për edukim për të kuptuar më mirë korrupsionin, si dhe format, efektet dhe mënyrat për të luftuar atë.
.