Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovsky nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim dhe Shkëmbim të të Dhënave në Formë Elektronike dhe Memorandum për Përmirësimin e Sistemit të Mbrojtjes së Denoncuesve, si një mjet efektiv në luftën kundër korrupsionit
Sot (14.10.2022), Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovsky nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim dhe Shkëmbim të të Dhënave në formë elektronike dhe Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili rregullon mënyrën e bashkëpunimit, koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve të dakorduara bashkarishtë, për qëllimin e përcaktuar më parë – përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së denoncuesve, si një mjet efektiv në luftën kundër korrupsionit.
Me marrëveshjen e shkëmbimit të të dhënave, Ministria e Punëve të Brendshme do të mundësojë që KSHPK-ja të marrë të dhënat në formë elektronike përmes shërbimeve të internetit dhe t’i përpunojë ato në një formë të paracaktuar të strukturuar elektronik, në kohë reale në kohën më të shkurtër të mundshme. Shkëmbimi elektronik i të dhënave do të bëhet përmes Platformës Kombëtare të Ndërveprimit, me të cilën të dy institucionet janë të lidhura dhe në përputhje me rregulloret në fushën e qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike.
Për këtë qëllim, Departamenti i Informacionit dhe Telekomunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar tre shërbime web si më poshtë: 1. Shërbimi për shkarkimin dhe verifikimin e të dhënave personale nga Regjistri i Dokumenteve Personale. Shërbimi për shkarkimin dhe verifikimin e të dhënave nga regjistri i pasurisë së lëvizshme – automjeteve motorike të regjistruara në vend, në pronësi të personave fizikë dhe juridikë – 3. Shërbimi për shkarkimin dhe verifikimin e të dhënave nga armët e regjistruara në MPB.
Nënshkrimi i marrëveshjes përfaqëson një hap përpara në procesin e digjitalizimit dhe transformimit dixhital, ndërsa në të njëjtën kohë do të mundësojë rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të KSHPK-së në zbatimin e kompetencave të saj ligjore.
Në lidhje me Memorandumin e Bashkëpunimit parashikohet që të dy institucionet të bashkëpunojnë në temën e denoncimit të mbrojtur, në drejtim të lehtësimit dhe përmirësimit të procesit të denoncimit të mbrojtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara nga Ligji për mbrojtjen e denoncuesve.
KSHPK-ja ka iniciuar nënshkrimin e Memorandumit, me qëllim që të mundësojë përdorimin e zgjidhjes softuerike për avancimin e procesit të mbrojtjes së denoncuesve nga ana e personit të autorizuar për pranimin e denoncimeve të denoncuesve në MPB.
Me përdorimin e zgjidhjes softuerike do të mundësohet lidhja në rrjet e personave të autorizuar për marrjen e njoftimeve nga të gjitha organet e administratës shtetërore dhe institucionet, dhe pikërisht kjo zgjidhje softuerike paraqet një mjet shtesë efektiv në luftën kundër korrupsionit.
Në aktin e nënshkrimit, të dyja palët shprehën kënaqësinë e përparimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve, i cili ka qenë në nivel të lartë deri më tani. U konklodua se nënshkrimi i akteve të përmendura më sipër dhe përdorimi i mjeteve dixhitale do të mundësojë intensifikimin e bashkëpunimit drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët të luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.