2023 OECD – FORUMI GLOBAL PËR ANTIKORRUPSIONIN DHE INTEGRITETIN – 24-25 maj 2023, Paris, Republika e Francës
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mori pjesë në Forumin Global Anti-Korrupsion dhe Integritet të OECD 2023, i cili u mbajt në selinë e OECD në Paris më 24 dhe 25 maj 2023. Në kuadër të Forumit u mbajt paneli i posaçëm i titulluar “Nga pajtueshmëria kozmetike në kornizë efektive për luftën kundër shkeljeve të integritetit”, në të cilin si folës mori pjesë Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK-së. Sesioni i panelit u organizua nga Instituti CEELI dhe IFES. Z. Georgiev foli për praktikën e KSHPK-së në drejtim të monitorimit dhe veprimit ndaj pretendimeve për shkelje të ndalimeve të përcaktuara në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe Kodin Zgjedhor, duke përfshirë edhe ndalesat për financimin e fushatave zgjedhore. Gjithashtu i prezantoi mekanizmat dhe mjetet që përdor KSHPK-ja për zbulimin e këtyre situatave, si dhe raportet speciale në të cilat jep rekomandime për tejkalimin e dobësive të konstatuara të sistemit.
Në kuadër të Forumit, u realizuan takime të veçanta dypalëshe në selinë e dy institucioneve jashtëzakonisht të rëndësishme në Republikën e Francës që janë përgjegjëse për forcimin e integritetit të zyrtarëve dhe institucioneve publike, përkatësisht Autoritetit të Lartë për Transparencë në Shërbimin Publik (High Authority For Transparency in Public Life) dhe Agjencia Franceze Kundër Korrupsionit (French Anticorruption Agency). Në takime u shkëmbyen përvoja në lidhje me kompetencat dhe aktivitetet parandaluese, dokumentet strategjike kombëtare kundër korrupsionit, trajtimin dhe verifikimin e raporteve për gjendjen pasurore dhe interesat e personave zyrtar, lobimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin, etj. Në një nga takimet doli iniciativa për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes KSHPK-së dhe AFA-së, me të cilën do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.