Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi – Forcimi i bashkëpunimit strategjik me Shoqatën e Alumni-ve Maqedono-Amerikane
Më 18.11.2024, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Shoqatën e Alumni-ve Maqedono-Amerikane.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, dhe kryetarja e Shoqatës së Alumni-ve Maqedono-Amerikane, Zorica Trajkova Strezovska, shprehën angazhimin e tyre për krijimin e një partneriteti afatgjatë, të bazuar në besim dhe kuptim të ndërsjellë.
Qëllimi i bashkëpunimit është formalizmi i angazhimit për avancimin e integritetit, transparencës dhe llogaridhënies përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, ngritja e vetëdijes publike dhe përfshirja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, lehtësimi i shkëmbimit të ekspertizës, praktikat më të mira dhe burimeve, si dhe promovimi i programeve edukative për forcimin e integritetit institucional dhe shoqëror.
„Ky Memorandum thekson rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit si shtylla thelbësore të angazhimeve tona në luftën kundër korrupsionit“, theksoi zonja Dimitrovska. Ajo shtoi se ky partneritet do të mundësojë shkëmbim të rëndësishëm përvojash dhe njohurish. Nga ana tjetër, kryetarja e Shoqatës së Alumni-ve Maqedono-Amerikane, zonja Trajkova Strezovska, deklaroi: „Ky partneritet thekson vizionin e përbashkët të të dyja institucioneve për luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e besimit në sistemet publike.“
Në ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqatës së Alumni-ve Maqedono-Amerikane, të cilët theksuan format e ndryshme të bashkëpunimit të mëtejshëm.
Me memorandum, theksohet rëndësia e respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë së përbashkët si themel për aktivitetet e përbashkëta. Të dyja palët janë angazhuar për bashkëpunim, në përputhje me objektivat e përbashkëta për forcimin e menaxhimit të mirë, shkëmbimin e njohurive dhe sigurimin e një dukshmërie më të madhe në luftën kundër korrupsionit.