Forcimi i sistemit të integritetit në gjykata
Më 20 gusht 2025, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, së bashku me ekspertë kombëtarë, filloi me rishikimin e Politikës së Integritetit për gjykatat.
Përveç forcimit të sistemit të integritetit në nivel të pushtetit qendror dhe lokal, forcimi i integritetit në gjyqësor është një nga prioritetet kyçe të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Me këtë aktivitet presim të nxisim dhe të forcojmë bashkëpunimin, transparencën dhe llogaridhënien.
Me integritetin në zemër të sistemit gjyqësor, ndihmojmë në forcimin e pavarësisë dhe besimit në sistemin juridik.
Ky është vetëm një hap tjetër përpara në punën tonë për forcimin e integritetit, kundërkorrupsionit dhe qeverisjes së mirë!



