Integriteti në arsimin e lartë – Nxitja e luftës kundër korrupsionit
Kjo është tema e parë në një seri debatesh tematike online për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e sjelljes etike dhe integritetit dhe mjeteve të disponueshme për parandalimin dhe denoncimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe prezantimin e modeleve para rinisë për parandalimin dhe sanksionimin e korrupsionit nga vetë institucionet si dhe inkurajimin dhe edukimin e tyre për të njohur dhe reaguar në mënyrë adekuate, që organizohen në kuadër të projektit “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian, që do të mbahet online më datë 24.01.2022 (e hënë), në platformën ZOOM.
Debatin do ta udhëheq Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë:
- Z. Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit
- Z. Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport
- Z. Petar Barlakovski, kryetar i Forumit Rinor Arsimor
Çështjet për të cilët do të diskutojmë:
Çfarë mekanizmash dhe modelesh përdoren për të monitoruar dhe ndikuar në uljen e korrupsionit dhe konfliktit të interesit? A ka kodet etike dhe korniza të tjera të shkruara që të drejtojnë në një drejtim të caktuar? A ka një dialog në lidhje me këtë temë me studentët, në nivel individual dhe institucional, përmes organizatave të tyre? A është ngritur ndonjë aktivitet deri më tani për ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafit dhe a ka ndonjë hap konkret për denoncim?
Bëhuni pjesë e këtij debati online dhe përfshihuni me mendimet dhe pyetjet tuaja mbi temën gjatë diskutimit.
Linku për ndjekjen e ngjarjes online: https://bit.ly/3qIas2G