Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Kambovski, nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit, me të cilin përcaktohen aktivitetet e përbashkëta për avancimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet KSHPK-së dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fusha me interes të përbashkët, lidhur me kompetencat e përcaktuara me ligj të nënshkruesve, e veçanërisht në drejtim të forcimit të integritetit institucional, parandalimit të korrupsionit, menaxhimit të rreziqeve nga korrupsioni, sjelljes etike, transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucione.
Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu shkëmbimin e përvojave, konsultimeve dhe komunikimit profesional për çështje që lidhen me avancimin e mekanizmave të brendshëm të integritetit, menaxhimin e rreziqeve, transparencën dhe llogaridhënien, si dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta, punëtorive, këshillimeve dhe aktiviteteve të tjera në drejtim të parandalimit të korrupsionit dhe veprimit të përgjegjshëm.













