Konferenca përfundimtare e projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mori pjesë në konferencën përfundimtare të Projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e cila u mbajt më 07.11.2022 në Hotel Holiday Inn në Shkup, organizuar nga PwC (PricewaterhouseCoopers).
Me sistemin për integritetin e administratës publike, metodologjia për vlerësimin e rreziqeve nga korrupsioni, me mundësinë e raportimit anonim të paligjshmërive në punën e personave përgjegjës në institucionet publike, si dhe sistemin për monitorimin elektronik të realizimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe konfliktit të interesave, projekti “promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike” kontribuoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit të vlerësohet si një institucion proaktiv që ofron udhëzime dhe mbështetje për institucionet publike për parandalimin e korrupsionit.
PwC së bashku me Programin për qasje në informata nga Bullgaria në periudhën nga nëntori 2019 deri në nëntor 2022 e realizuan projektin “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, e financuar nga Komisioni Evropian, përmes IPA 2 programit.
Përfituesit kryesorë të rezultateve të projektit ishin Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Agjencia e Mbrojtjen të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.
Qëllimi i projektit ishte forcimi i kapaciteteve të institucioneve përfituese dhe përmirësimi i performancës së tyre operacionale, në mënyrë që të kontribuojë në rritjen e integritetit dhe përmirësimin e etikës së institucioneve publike, si dhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike.