KSHPK-ja dhe Gjykata Administrative nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për lidhje digjitale, ndërsa Gjykata Administrative nënshkroi Politikën e Integritetit
Sot, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Gjykata Administrative nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me qëllim lidhjen digjitale përmes platformës softuerike – EPUS.
Me lidhjen e Memorandumit krijohen kushtet për shkëmbim në kohë të akteve dhe shkresave, thjeshtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, forcimin e sigurisë juridike dhe transparencës, uljen e kostove, si dhe vendosjen e një sistemi efektiv të komunikimit dypalësh në procedurat që zhvillohen pranë Gjykatës Administrative, në të cilat palë është KSHPK-ja.
Njëkohësisht me nënshkrimin e Memorandumit, kryetari i Gjykatës Administrative, z. Burim Sejdini, nënshkroi Politikën e Integritetit, të përshtatur sipas specifikave të gjykatave.
Kryetari i KSHPK-së, z. Adem Çuçul, dhe kryetari i Gjykatës Administrative, z. Sejdini, shprehën kënaqësinë e tyre për nënshkrimin e dy dokumenteve, duke theksuar se zbatimi i Memorandumit do të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe përditësimit në procedurat para Gjykatës Administrative, ndërsa përmes zbatimit të Politikës së Integritetit do të forcohet dhe përmirësohet integriteti i Gjykatës Administrative.












