KSHPK-ja nënshkroi memorandum bashkëpunimi me KSHZ-në dhe ESHR-në në prag të zgjedhjeve lokale të ardhshme
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Enti Shtetëror i Revizionit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në prag të zgjedhjeve lokale të ardhshme, me ç’rast e vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer profesional dhe ekspert
Me këtë Memorandum, tre institucionet e forcojnë përcaktimin e tyre për bashkëpunim të drejtpërdrejtë, koordinim dhe ndihmë të ndërsjellë gjatë zbatimit të dispozitave për financimin e fushatës zgjedhore, shkëmbimin e informatave dhe të dhënave, si dhe veprim të menjëhershëm ndaj parregullsive të konstatuara.
Është vënë theks i veçantë mbi transparencën në financimin e fushatës zgjedhore përmes shkëmbimit të rregullt të raporteve financiare, si dhe mbi aktivitetet e përbashkëta për përmirësimin e respektimit të rregullores zgjedhore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike.
Memorandumi parasheh edhe bashkëpunim të ndërsjellë në pjesën që ka të bëjë me trajtimin e parashtresave, ankesave dhe procedurave të tjera me interes të përbashkët, konsultime dhe shkëmbim përvojash, si dhe krijimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti, KSHPK-ja, KSHZ-ja dhe ESHR-ja dërgojnë një mesazh të qartë për vendosmërinë e tyre që të sigurojnë një proces zgjedhor kredibil dhe të rrisin besimin e qytetarëve në institucionet dhe zgjedhjet.

