Vizitë studimore e KSHPK-së në Romë, Republikën e Italisë
Delegacioni i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ndodhet në një vizitë studimore në Romë, Republikën e Italisë. Mikpritës i KSHPK-së ishte Agjencia nacionale kundër korrupsionit e Republikës së Italisë (ANAC). Në kuadër të vizitës studimore, përveç ANAC, KSHPK-ja do të realizon takime edhe me institucione të tjera me kompetencë në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, domethënë Policinë Financiare, Drejtorinë Nacionale – Anti-Mafia, Ministrinë e Administrimit Publik, Shkollën Nacionale të Administratës Publike, Organin e Centralizuar për Transparencë dhe Konkurrencë për Prokurimin Publik dhe Gjykatën e Audituesve.