Në KSHPK u mbajt trajnim i brendshëm për sistemin e integritetit
Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, më 25 dhjetor 2025, u mbajt trajnim me temë “Sistemi i integritetit dhe roli i KSHPK-së në zbatimin e tij”, i destinuar për punonjësit e sekretariatit të KSHPK-së.

Trajnimin e hapi kryetari i KSHPK-së, Adem Çuçul, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e sistemit të integritetit, kulturën institucionale si kusht për kredibilitetin dhe besueshmërinë në punën e Komisionit Shtetëror, duke nënvizuar se KSHPK-ja, përveç rolit ligjor, ka edhe detyrën të shërbejë si shembull për institucionet e tjera.

Në kuadër të trajnimit, Aleksandra Çavdarevska, personi përgjegjës për integritetin në KSHPK, prezantoi aspektet kryesore të sistemit të integritetit, elementët e tij dhe zbatimin praktik në punën e përditshme institucionale.
U vu theks i veçantë te:
- kuptimi dhe rëndësia e sistemit të integritetit si një mekanizëm parandalues kundër korrupsionit;
- roli i KSHPK-së si bartëse, koordinatore dhe shembull në sistemin e integritetit në kuadër kombëtar;
- rëndësia e besueshmërisë, kredibilitetit dhe integritetit institucional;
- si dhe përgjegjësia personale dhe profesionale e çdo punonjësi në ndërtimin dhe ruajtjen e integritetit.

Trajnimi u zhvillua në një format interaktiv, me diskutime të hapura mbi dilemat etike dhe situatat praktike nga puna e përditshme, duke theksuar se integriteti nuk është vetëm një detyrim formal, por një pjesë thelbësore e veprimit profesional dhe përgjegjësisë institucionale.
Me këto aktivitete të brendshme, KSHPK-ja vazhdon në mënyrë sistematike të forcojë integritetin e vet institucional, me qëllim të përmbushë në mënyrë të qëndrueshme dhe kredibile rolin e saj në parandalimin e korrupsionit dhe në rritjen e besimit të publikut.









