NJOFTIM PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i përgëzoi katër nëpunësit shtetërorë (Biljana Karakashova Shulev, Branko Smijevski, Sanja Kostadinovski dhe Milka Muratovska), të cilët në konkurencë të lartë u përzgjodhën për studime të sponsorizuara nga Akademinë Ndërkombëtare kundër Korrupsionit në Austri (IACA). Kjo është një mundësi e mirë që kandidatët e zgjedhur do të marrin një diplomë master e njohur ndërkombtarishtë në fushën e antikorrupsionit.
Kjo mundësi e jashtëzakonshme realizohet përmes projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”. Zonja Mojka Kuzmicki, udhëheqësi i projektit, i cili u bashkua me anëtarët e KSHPK-së në urimet, theksoi se një nga komponentët e projektit është i përkushtuar në përmirësimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit përmes mbështetjes së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në segmente të ndryshme të mandatit të tyre. Ajo shpjegoi se projekti do të mbështesë një total prej 12 kandidatëve – nëpunës shtetërorë të punësuar në institucione të përzgjedhura gjatë pesë viteve.
Programi i masterit ofron një program të rreptë, të larmishëm dhe inovativ për luftën kundër korrupsionit. Programi përmban një gamë të gjerë disiplinash akademike të nevojshme për të siguruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse në parandalimin e korrupsionit dhe sistemin e pajtueshmërisë, duke ofruar në të njëjtën kohë njohuri praktike dhe ekspertizë. Qëllimi është që përmes rrjeteve dhe ndërtimit të ekipit, të diplomuarit të bashkohen me rrjetin e gjerë të alumneve të profesionistëve në fushën e parandalimit të korrupsionit.
Veçanërisht është e kënaqshme fakti që katër studentët përfaqësojnë profesionistë nga degë të ndryshme, gjegjësisht një sërë profesionesh dhe institucionesh, të gjitha të rëndësishme për parandalimin e korrupsionit, domethënë janë punonjës të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Entit Shtetërorë të Revizionit, Policisë Financiare dhe Avokatit të Popullit. Meqenëse studentët janë të detyruar të qëndrojnë në sektorin publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke punuar në tema të lidhura me antikorrupsionin 4 vjet pas marrjes së diplomës master, ne besojmë se ata do të japin një kontribut serioz në luftën kundër korrupsionit në vend.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, studentëve të zgjedhur u dëshiron sukses në studime dhe pret me padurim t’i ndjekë dhe t’i mbështesë në arritjet e tyre.