NJOFTIM PËR MEDIA DHE OPINIONIN
Me rastin e përmendur në njoftimin e Avokatit të Shtetit, të publikuar në media më 03.06.2022, për veprimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në lidhje me lëndën e angazhimit të Besmira Ejupit me kontratat në vepër në Avokaturën Shtetërore dhe katër komunat e përmendura në seancën publike të mbajtur më 01.06.2022 nga ana e anëtares së KSHPK-së Katica Nikolovska, jep njoftimin e mëposhtëm:
- Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është organ kolektiv dhe vendimet merren në seancë publike me shumicën e votave;
- Sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është kompetent për të kryer vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit si dhe analizën e përdorimit ekonomik të fondeve shtetërore;
- I gjithë dokumentacioni mbështetës lidhur me këtë rast do të dorëzohet në Prokurorinë Publike përkatëse;
- Për sa i përket konfliktit të mundshëm të interesave, KSHPK konfirmon se anëtarja e KSHPK-së Katica Nikolovska nuk ka asnjë lidhje të afërt me personat e përfshirë në lëndën e përmendur, gjegjësisht asnjë nga personat nuk është “person i afërt” me anëtaren Katica Nikolovska.
Përndryshe, në përputhje me nenin 8, paragrafi 4 të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, me nocionin “persona të afërt” nënkuptohen persona në bashkësi martesore ose jashtëmartesore me personin zyrtar, farefis sipas gjakut në vijë të drejtë ose anësore deri në shkallë të katërt, farefisi sipas krushqisë deri në shkallë të dytë, si dhe çdo person fizik ose person juridik me të cilin personi zyrtar ka interes financiar.