NJOFTIM PËR OPINIONIN
Pas iniciativës së KSHPK-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare, PTHP Shkup, filloi procedurë kundër ish-drejtorit organizativ të Klinikës së Toksikologjisë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njofton mediat dhe opinionin se Prokuroria e Themelore e Shkupit, pas nismës së paraqitur nga KSHPK-ja për ndjekje penale, ka pranuar nismën, ka formuar lëndë dhe ka iniciuar procedurë sipas të aktakuzës së propozuar kundër drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Toksikologjisë.
Sipas aktakuzës së propozuar, e pandehura akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, në pajtim me nenin 353 paragrafi 1 të Kodit Penal. Drejtoresha, gjatë muajit maj të vitit 2024, në cilësinë e Drejtorit Organizativ të Klinikës, me punonjësit shëndetësorë nënshkroi kontrata në vepër në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore, me të cilat veprime i ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare dhe për personat e përmendur ka përfituar dobi pasurore të kundërligjshme, me çka e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky hap paraqet konfirmim të angazhimeve të KSHPK-së për luftën kundër korrupsionit duke përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në shkeljen e ligjeve.
KSHPK-ja do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në këtë rast dhe opinioni do të informohet për çdo informacion të rëndësishëm.
Përmbajtja ndaj parimeve të llogaridhënies dhe transparencës mbetet prioriteti ynë, dhe qëllimi ynë është të sigurohemi që padrejtësitë të mos kalojnë pa një reagim të duhur.
KSHPK-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të bashkëpunojnë në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit, në mënyrë që së bashku të krijojmë një të ardhme të drejtë.