Njoftim për publikun
KSHPK: DËNOHEN ME GJOBË MINISTRAT AKTUALË DHE ISH-MINISTRAT, DEPUTETËT DHE PERSONAT E EMËRUAR.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në përputhje me nenin 98 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesave, ka detyrë publikisht t’i publikojë informatat për kontrollet e kryera, procedurat e realizuara dhe gjobat e shqiptuara për kundërvajtjet e kryera.
Deri më tani, që nga miratimi i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 12/2019”), KSHPK-ja nuk i ka publikuar publikisht këto informata, ndërsa Komisioni njofton se kjo do të bëhet një praktikë e rregullt në të ardhmen.
Krahas këtij njoftimi për publikun, paraqesim informacione për emrat e ish-bartësve dhe të tanishëm të funksioneve publike, të cilët janë dënuar me gjobë për shkelje të dispozitave të ligjit të përmendur.
Informacionet e publikuara publikisht do të jenë të disponueshme për një periudhë prej dy vitesh pas publikimit të tyre, dhe të njëjtat përmbajnë:
–Kryerësin e kundërvajtjes;
– Kundërvajtjen: përshkrimi i veprimit që paraqet kundërvajtjen dhe
– Shumën e gjobës së shqiptuar.
Përmes publikimit të këtyre informacioneve, KSHPK-ja ka si qëllim të informojë publikun në drejtim të inkurajimit të qytetarëve, si dhe institucioneve, që të respektojnë normat ligjore. Ne presim që me përmbushjen e këtij obligimi ligjor të rritet besimi në proceset e mbikëqyrjes dhe kontrollit, si dhe të forcohen përpjekjet për parandalimin efektiv të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. KSHPK-ja konsideron se kjo masë është jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së çdo institucioni në luftën kundër korrupsionit.
Informacionet mund t’i shkarkoni nga faqja jonë e internetit.. (LINKU)
Me respekt,
KOMISIONI SHTETËRORË PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT