Njoftim për publikun
Duke ndjekur zhvillimet e fundit, Komisioni Shtetëror dëshiron të sigurojë publikun, partnerët dhe bashkësinë ndërkombëtare se institucioni mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj respektimit të parimeve të integritetit, transparencës dhe sundimit të ligjit.
Komisioni Shtetëror, si institucion, vazhdon të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe efikase, në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e tij.
Komisioni Shtetëror vazhdon të zbatojë aktivitetet dhe detyrimet e tij të rregullta, ndërsa misioni i tij për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbetet i pandryshuar dhe më i fuqishëm se kurrë.
Komisioni Shtetëror siguron se procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë individuale nuk e cenojnë përkushtimin institucional dhe kolektiv.
Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe vlerën e besimit të publikut. Prandaj, do të vazhdojmë të punojmë me transparencë të plotë dhe të bashkëpunojmë me institucionet kompetente, duke siguruar respektimin e ligjeve dhe standardeve më të larta etike në kuadër të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT