NJOFTIM për takimin e mbajtur me Frédérique DUBOST, Prokurore publike rajonale, përgjegjëse për të gjitha vendet e Ballkanit
Me 30 nëntor të vitit 2021, me fillim prej ora 14:00 në hapësirat e Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) u mbajt takim me zonjën Frédérique DUBOST, prokurore publike rajonale, përgjegjëse për të gjitha vendet e Ballkanit përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në takim nga ana e KSHPK-së morën pjesë, Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska dhe Sekretarja e përgjithshme, Mr. Irena Popovska.
Takimi u mbajt me kërkesë të zonjës Frédérique DUBOST, e cila shprehu interes për të njohur më konkretisht punën e KSHPK-së dhe rezultatet e zbatimit të kompetencave të saj ligjore.
Nga Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska u prezantuan shkurtimisht kompetencat ligjore të KSHPK-së në lidhje me masat dhe aktivitetet për parandalimin e korrupsionit në ushtrimin e pushtetit publik dhe detyrës zyrtare dhe politikës, masat dhe aktivitetet për parandalimin e konfliktit të interesave, monitorimin dhe regjistrimin e gjendjes së pasurisë së personave të zgjedhur dhe të emëruar sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, kompetencat e KSHPK-së në lidhje me Ligjin për mbrojtjen e denoncuesve dhe Ligjin për lobim, si dhe rezultatet e veprimeve të mëparshme të KSHPK-së.
Nga ana e zonjës Frédérique DUBOST u prezantua mënyra e punës së institucioneve për luftën kundër korrupsionit në Francë, ku e theksoi Agjencinë Anti-Korrupsion në Francë, si dhe ofroi bashkëpunim të drejtpërdrejtë të kësaj Agjencie me KSHPK-në, veçanërisht në sferën e zbatimit të trajnimeve në fushën e parandalimit dhe paralajmërimit të korrupsionit si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat. Fokusi i këtyre trajnimeve do të jetë në drejtim të forcimit të kapaciteteve të KSHPK-së në luftën kundër korrupsionit.
Nga ana e KSHPK-së, u shpreh kënaqësi për pranim të bashkëpunimit sidomos në pjesën e trajnimit me qëllim forcimin e kapaciteteve të KSHPK-së për luftën kundër korrupsionit.
Në fund të takimit u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e arritur dhe gatishmëria për të vazhduar në të ardhmen.