Njoftim për takimin e mbajtur të grupit punues për përgatitjen e Projektligjit për prejardhjen e pronës me Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë
Më 28 shkurt 2022, në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u mbajt takim të grupit punues për përgatitjen e Projektligjit për prejardhjen e pronës me zëvendëskryeministren e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Slavica Grkovska.
Në takim, zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska u njoh shkurtimisht me nevojat për miratimin e Ligjit për prejardhjen e pronës, si dhe me aktivitetet e deritanishme të grupit punues. Në këtë kontekst u diskutua për zgjidhjet e propozuara në versionin e punës të projektligjit të përgatitur nga grupi i punës.
Nga ana e Zëvendëskryeministres Slavica Grkovska u dha mbështetje për miratimin e ligjit, duke konstatuar bashkërisht se është e nevojshme të intensifikohet puna e grupit të punës, të përcaktohet dinamika për miratimin e ligjit dhe të hapet një debat më i gjerë publik në drejtim të përgatitjes së një zgjidhjeje ligjore cilësore.