Panel diskutimi me temën “Integriteti si mjet në luftën kundër korrupsionit”
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftën kundër Korrupsionit nga Transparency International – Maqedoni, me temën “Integriteti si mjet në luftën kundër korrupsionit”.
Në ngjarje u drejtuan përfaqësues nga KSHPK-ja, Transparency International Maqedoni, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Enti Shtetëror i Revizionit, Gjykata Supreme dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët theksuan rëndësinë e integritetit dhe transparencës në institucione dhe ndanë përvoja e propozime për parandalim dhe luftë më efektive kundër korrupsionit.
Në fjalën e tij, kryetari Adem Çuçul u ndal te aktivitetet që KSHPK-ja i ndërmerr në drejtim të promovimit dhe avancimit të integritetit, mbështetjes së personave për integritet brenda institucioneve, kontrollit kundërkorrupsion të legjislacionit, mbikëqyrjes së konfliktit të interesit dhe forcimit të llogaridhënies së bartësve të funksioneve publike.
Kryetari i KSHPK-së Adem Çuçul theksoi se KSHPK-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj rolit të saj, por lufta kundër korrupsionit nuk është betejë e një institucioni të vetëm. Ajo është një detyrim i përbashkët i bartësve të funksioneve publike, sektorit civil, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë.












