Pjesëmarrje në konferencë me temë “Llogaridhënia financiare në zgjedhje”
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mori pjesë në konferencën me temë “Llogaridhënia financiare në zgjedhje”, e organizuar nga Enti Shtetëror i Revizionit, me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Programi Zviceran për Mbështetjen e Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, i zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES)
Në konferencë, në kuadër të sesionit të dytë, i cili ishte i fokusuar në aktivitetet institucionale dhe gatishmërinë për zgjedhjet lokale që po afrohen, ku u diskutua për mbrojtjen e integritetit zgjedhor, mbikëqyrjen e financimit të fushatave dhe përballjen me sfidat e fushatës mediatike, një fjalë rasti pati anëtarja e KSHPK-së, mr. Cveta Ristovska, e cila u ndal te mbrojtja e integritetit zgjedhor, veprimi i KSHPK-së dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në vitin 2024.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore kombëtare, komuniteti ndërkombëtar dhe organizata që mbështesin reformën zgjedhore. Konkluzionet nga ky event do të kontribuojnë drejt proceseve zgjedhore më të përgjegjshme dhe më transparente, në interes të qytetarëve dhe zhvillimit demokratik të shtetit.


