Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare Kundër-Korrupsion në Uashington
Anëtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Katica Nikolovska merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër-Korrupsionit me temën “Çrrënjosja e Korrupsionit, Mbrojtja e Vlerave Demokratike”, e cila mbahet në Uashington, SHBA nga 6 deri më 10 dhjetor 2022.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me përfaqësuesin e tij, merr pjesë në këtë konferencë me ftesë të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në konferencë do të marrin pjesë mbi 2000 praktikantë dhe ekspertë kundër-korrupsion, politikëbërës, biznesmenë, gazetarë hulumtues dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar nga e gjithë bota.