Pjesëmarrje në ngjarjen me temë “Lufta kundër korrupsionit: Inovacione kundër pushtetit të paligjshëm”
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mr. Biljana Karakashova Shulev, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë – “Lufta kundër korrupsionit: Inovacione kundër pushtetit të paligjshëm”, të organizuar më 15.04.2025 nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në emër të Rrjetit Rajonal për lidership dhe integritet në Evropën Juglindore – (SELDI).
Nënkryetarja ishte paneliste në sesionin e dytë panel të ngjarjes, ku u diskutua për ndërtimin e rezistencës institucionale në përballjen me rrjedhat e paligjshme financiare dhe kapjen e shtetit. Në fjalimin e saj, ajo u fokusua në ndikimin e interesit privat në krijimin e politikave shtetërore, masat që ndërmerr Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për të tejkaluar apo parandaluar këtë gjendje, rolin e politikës ndëshkuese në uljen e ndikimit të interesit privat mbi interesin publik, si dhe për zbatimin e Ligjit për lobim.
Takimi u organizua në kuadër të projektit “Shoqëria civile për qeverisje të mirë dhe kundërkorrupsion në Evropën Juglindore: Ndërtimi i kapaciteteve për përfaqësim të bazuar në dëshmi, ndikim në politika dhe angazhim qytetar (SELDI.net)”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar me mjete nga Iniciativa e Evropës Qendrore.

