Pjesëmarrje në punëtorinë për zbatimin e Konventës UNCAC në Evropën Juglindore
Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Adem Çuçul, dhe Udhëheqësja e sektorit për planifikim strategjik dhe integritet, Maja Konevska, morën pjesë në punëtorinë për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) në Evropën Juglindore, e cila u mbajt në Vërnik, Serbi, nga data 8 deri më 10 prill 2025.
Sekretari i përgjithshëm i KSHPK-së, Adem Çuçul, ishte një nga folësit në sesionin e dedikuar shqyrtimit të rezultateve nga zbatimi i Konventës UNCAC në vendet e Evropës Juglindore, ku ai u ndal tek konkluzionet dhe rekomandimet nga Raporti Vjetor për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit për vitin 2024, si dhe aktivitetet e planifikuara për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare 2026–2030.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupave kundërkorrupsion dhe shoqërisë civile, me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e praktikave të mira dhe ideve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Evropën Juglindore.
Punëtoria u organizua në kuadër të programit SEE-TAC II, me mbështetje financiare nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe u zbatua nga Sekretariati i RAI-t në partneritet me UNODC – Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, dhe Koalicioni UNCAC.


