Pjesëmarrje në takimin e dytë të Bordit Këshillëdhënës të projektit “Komunitete me Integritet”
Sot, në hapësirat e Institutit Kombëtar Demokratik u mbajt takimi i dytë i Bordit Këshillëdhënës të projektit “Komunitete me Integritet”, në të cilin sërish në fokus ishin temat për avancimin e integritetit, transparencës dhe parandalimit të korrupsionit. Një nga pikat kyçe të rendit të ditës ishte procesi i përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2026–2030, dokument që duhet të vendosë standarde dhe prioritete të qarta në këtë fushë.
Në takimin e Bordit Këshillëdhënës, përveç ambasadorëve të Zvicrës dhe Suedisë, fjalë hyrëse patën edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, si dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Servet Demiri dhe Sofia Spasova Medarska.
Konkretisht, anëtari Servet Demiri dha një vlerësim lidhur me kompetencat për miratimin dhe rëndësinë e këtij dokumenti të ndërlikuar., ndërsa anëtarja Sofia Spasova Medarska prezantoi në detaje hapat, progresin dhe sfidat kyçe në procesin e hartimit të Strategjisë së re Kombëtare.















