Pjesëmarrje në takimin e punës të organizuar nga UNODC
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Mr.Shemshi Sallai mori pjesë në takimin e nivelit teknik të organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) të mbajtur në datat 7-8 nëntor 2022 në Vjenë, Austri.
Në takim u diskutua për arritjet nga Udhërrëfyesi Rajonal për luftën kundër korrupsionit dhe financave të paligjshme, si dhe për identifikimin e prioriteteve rajonale kundër korrupsionit.
Takimi u mbajt në drejtim të përgatitjes së konferencës rajonale për luftën kundër korrupsionit, e cila nënë organizimin e UNODC dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonis së Veriut do të mbahet në Shkup në dhjetor të vitit 2022, ku do të marrin pjesë përfaqësues të rangut të lartë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ekspertë për kundër-korrupsion, praktikues dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Rezultatet nga diskutimi i takimit më tej do të elaborohen gjatë takimit të dytë të nivelit teknik që është planifikuar të organizohet në fund të nëntorit. Gjetjet dhe prioritetet e dakorduara më pas do të prezantohen në Konferencën Rajonale.