Pjesëmarrje në Takimin Plenar të Rrjetit Kundër Korrupsionit të OECD për vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore
Nga data 17 deri më 19 shtator 2024, anëtarët e KSHPK-së, Znj. Biljana Karakashova Shulev dhe Znj. Sofia Spasova Medarska, morën pjesë në takimin plenar dhe Takimin e 29-të të Bordit Drejtues të Rrjetit të OECD Kundër Korrupsionit për Vendet e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (OECD Anti-Corruption Network), në Paris, Francë.
Në kuadër të ngjarjes u mbajt dhe takimi i 23-të i monitorimit të Planit të Veprimit të Stambollit, në të cilin u shqyrtuan dhe miratuan raportet e raundit të 5-të të monitorimit të Kazakistanit, Kirgistanit, Mongolisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit. Pas prezantimit të raporteve të hartuar për secilën nga shtetet e përmendura, për të sqaruar dhe plotësuar gjetjet e ekipeve të monitorimit, raportorët shtetërorë (rapporteur countries) bënë pyetje shtesë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë pjesë aktive në shqyrtimin e raportit të monitorimit të projektligjit për Uzbekistanin, në veçanti në pjesën për Integritetin në drejtësi.
Gjatë takimit të 29-të të Këshillit Drejtues të ACN-së, u prezantuan rezultatet paraprake nga projekti pilot “Dialogu Rajonal për Politikat Kundër korrupsion dhe Integritetin në Sektorin e Biznesit”. Zonja Biljana Karakashova Shulev prezantoi procesin e miratimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, me një plan veprimi për zbatimin e saj. Prezantimi u përqendrua në transparencën dhe përfshirjen e procesit, vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit sipas metodologjisë së miratuar, si dhe në mënyrën e monitorimit të shkallës së zbatimit të masave dhe aktiviteteve të parashikuara.