Punëtori për implementimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave (2021-2025) dhe udhërrëfyesi për zhvillimin e një strategjie të re kundër korrupsionit (2026-2030).
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNDOC) dhe Iniciativën Rajonale Kundërkorrupsion (RAI), me mbështetje nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, organizoi Punëtori me palët e interesuara për implementimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave (2021-2025) dhe udhërrëfyesin për zhvillimin e një strategjie të re kundër korrupsionit (2026-2030).
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të organeve dhe institucioneve shtetërore të përfshira në implementimin e Strategjisë Kombëtare, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe të shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, në fjalimin e saj theksoi se Strategjia Kombëtare nuk është vetëm një set udhëzimesh ose kornizë teorike. Ajo përfaqëson një qasje aktive dhe proaktive për parandalimin e korrupsionit përmes masave dhe politikave praktike. Strategjia ka objektiva dhe prioritete të qarta të cilat përqendrohen në fushat kyçe ku korrupsioni shpesh shfaqet, siç janë administrata publike, sistemi i drejtësisë, prokurimet publike dhe sektorë të tjerë thelbësorë.
Me rëndësi të veçantë është angazhimi aktiv i të gjitha palëve të interesuara në hartimin e Strategjisë Kombëtare 2026-2030, veçanërisht roli proaktiv i Kuvendit, i cili do të japë një seriozitet dhe rëndësi të konsiderueshme në procesin e realizimit të rekomandimeve nga ajo, shtoi kryetarja Dimitrovska.
Kryetarja Dimitrovska përfundoi duke theksuar se sukses i Strategjisë Kombëtare nuk është vetëm sukses i KSHPK-së, por është sukses i gjithë shoqërisë. Ky sukses varet nga angazhimi i të gjithëve: funksionarëve shtetërorë, institucioneve, sektorit privat, sektorit joqeveritar dhe qytetarëve. Duke kombinuar ekspertizën që kemi, mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin civil, vullnetin politik dhe përparimin në teknologji, mund të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase për luftën kundër korrupsionit.
Fjalim hyrës mbajtën gjithashtu z. Lupço Prendzov, Kryetari Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, znj. Desislava Gotskova, përfaqësuese nga Iniciativa Rajonale Kundërkorrupsion, dhe Ambasadori i Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. z. Martin Pammer, të cilët theksuan rëndësinë e Strategjisë Kombëtare si një dokument gjithëpërfshirës dhe një set masash në drejtim të një luftëje efikase kundër korrupsionit dhe riafirmuan angazhimin dhe mbështetjen e KSHPK-së për hartimin e një strategjie të re, cilësore dhe të qartë.
Në punëtori u prezantuan implementimi i Strategjisë Kombëtare për vitin 2024, analiza e shkaqeve për nivelin e ulët të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë Kombëtare, si dhe planet dhe aktivitetet për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile mbajtën fjalime në lidhje me reflektimet e shoqërisë civile dhe sektorit privat për implementimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave 2021–2025, dhe njëkohësisht paraqitën propozime dhe rekomandime për procesin e hartimit të Strategjisë së re.
Në punëtori u zhvillua një diskutim konstruktiv në lidhje me sfidat për realizimin e aktiviteteve nga Strategjia Kombëtare aktuale dhe u shkëmbyen ide në drejtim të hartimit të një Strategjie Kombëtare të re, cilësore, të qartë dhe të zbatueshme




