Punëtori për siguri kibernetike
Më 16 mars u mbajt punëtori në lidhje me sigurinë kibernetike për të punësuarit në Sekretariatin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e organizuar nga Shoqata IMPETUS, Qendra për Internet, Zhvillimin dhe Menaxhim të Mirë, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komoneveltit dhe Zhvillimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë.
Në punëtorinë, punonjësit kishin mundësinë të mësonin për kërcënimet kibernetike, rreziqet, sfidat, por edhe mjetet e mbrojtjes dhe parandalimit. Në të njëjtën kohë, ata kishin mundësinë në një mënyrë interaktive dhe përmes diskutimit të ushtronin përmes skenarëve të sulmeve kibernetike se si të reagojnë dhe çfarë duhet të kenë kujdes..
Në kuadër të punëtorisë u përfshinë edhe studentët e FSHIIK-t për të mbështetur ngjarjen dhe për të ndarë praktika të mira.