Punëtoria e Konsensusit të CAF
Grupi punues për zbatimin e CAF2020 i formuar në kuadër të KSHPK-së, me mbështetjen e eksperteve të ReSPA dhe KDZ Austri, më 09.03.2023 dhe 10.03.2023, në Klubin e organeve të administratës publike, mbajtën punëtori dy-ditore të CAF Konsensus. Në punëtorinë u shqyrtuan pikat e forta, të dobëta të detektuara dhe veprimet e propozuara për përmirësim nga ana e grupit punues, në pyetësorin CAF. Kontributet e grupit punues u diskutuan dhe u shqyrtuan duke arritur një konsensus të përbashkët në lidhje me tekstin. Pas punëtorisë së konsensusit të CAF-it, do të finalizohet Raporti mbi zbatimin e CAF-ut i cili më pas do të prezantohet para udhëheqjes së KSHPK-së. Në fund të prillit 2023, pritet të mbahet një punëtori njëditore, në të cilin do të kryhet prioritetizimi i masave të propozuara me afatin e zbatimit.