Reagim i KSHPK-së
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit është i befasuar nga deklaratat e partive politike që përpiqen ta shfrytëzojnë punën e Komisionit për kalkulime politike ditore.
Sulmet e tilla të paargumentuara janë të dëmshme për institucionet, shkatërrojnë integritetin e tyre, në të njëjtën kohë shkatërrojnë integritetin e partive politike dhe krijojnë mosbesim të përgjithshëm në opinion. KSHPK-ja vepron në kuadër të kompetencave të saj ligjore, shqyrton kërkesat e dorëzuara në mënyrë jo selektive, hap lëndë me iniciativën e saj dhe vendimet i merr në seancë publike. Për këtë flasin vetë faktet, përndryshe vetëm vitin e kaluar Komisioni ka marr vendim për 479 lëndë.
Duke pasur parasysh se lufta kundër korrupsionit është prioritet në vend, Komisioni pret që të gjithë aktorët në vend të japin kontributin e tyre dhe të luftojmë së bashku këtë të keqe shoqërore, e cila është e mundur vetëm me angazhim të sinqertë dhe të përbashkët nga të gjithë faktorët në shoqëri.