Seanca e 26-të e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, miratoi:
VENDIM
për thirrjen e seancës së 26-të të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet më datë 30.12.2025 (e martë), me fillim në ora 10:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm.
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbal nga seanca e 25-të e KSHPK-së, e mbajtur më 12.11.2025;
- Programi i punës së KSHPK-së për vitin 2026;
- Plani vjetor për monitorimin e gjendjes së pronës dhe konfliktit të interesave për vitin 2026;
- Plani vjetor për zbatimin e kontrollit kundërkorrupsion të legjislacionit për vitin 2026;
- Udhëzues për renditjen e lëndëve për veprim nga KSHPK-ja mbi bazë të denoncimeve të dorëzuara;
- Veprime sipas lëndëve;
- Pyetje dhe propozime;
- Veprime sipas denoncimeve nga denoncuesit.









