Seanca e 35-të e KSHPK-së
Në bazë të nenit 22 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/19) dhe nenit 9 të Rregullores së Punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, miratoi:
VENDIM
për thirrje të seancës së 35 (tridhjetë e pesë) të
Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
Seanca do të mbahet me datë 16.07.2026 (e enjte), me fillim në ora 11:00, përmes platformës së komunikimit ZOOM, me propozimin e mëposhtëm,
RENDI I DITËS
- Propozim-procesverbali nga seanca e 33-të e mbajtur më 11.06.2026 dhe nga seanca e 34-t e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e mbajtur më 19.06.2026.
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
- Raport mbi kontrollin kundërkorrupsion të dispozitave të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të licencave të lëshuara, të rinovuara, të vazhduara dhe të revokuara për ushtrimin e veprimtarisë së punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë nga fusha e mjekësisë.
- Punë sipas lëndëve;
- Pyetje dhe propozime;











